Miftaraj: Ndërrimi i rreth 100 njehsorëve në një kompleks në Prishtinë, dëshmi për nevojën e hetimeve ndaj KEDS-it
Njohësi i çështjeve juridike, Ehat Miftaraj, ka reaguar me një deklaratë publike duke i bërë thirrje Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë që të trajtojnë me serioz shqetësimet rreth njehsorëve të energjisë elektrike.
Sipas Miftarajt, vetëm në një objekt banesor, Kompleksin Royal në rrugën “Prekazi” në Prishtinë, janë ndërruar rreth 100 njehsorë të energjisë elektrike, pasi të njëjtit kanë qenë të vjetër rreth 16 vite, përkatësisht të vendosur që nga viti 2010.
Ai ka theksuar se ky rast duhet të shërbejë si sinjal për institucionet që të nisin hetime dhe vlerësime për dëmin e mundshëm të shkaktuar ndaj qytetarëve.
“Mos e injoroni këtë informatë me arsyetimin se nuk e dini. Nëse doni të bëni hetime ose vlerësime për dëmin e shkaktuar, dilni dhe shikoni edhe këtë rast”, ka deklaruar ai.
Miftaraj ka ngritur gjithashtu shqetësimin për, siç e ka quajtur, “mashtrim masiv” duke kritikuar gjobat e ulëta ndaj kompanive energjetike. Sipas tij, një dënim prej rreth 6 mijë eurosh është i papërfillshëm për kompani që gjenerojnë qindra miliona euro nga qytetarët e Kosovës.
Ai ka kërkuar që institucionet përgjegjëse të mos e mbyllin këtë çështje pa një hetim të plotë dhe transparencë të plotë ndaj publikut. /Kosova.info/
