MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

Ministria e Financave, e Punës dhe e Transfereve ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Ali Sadriut, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave dhe ish-deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Me kontributin e tij të çmuar, Ali Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional të Republikës së Kosovës. Angazhimi i tij profesional dhe publik do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë së vendit”, shkruhet në telegramion e ngushëllimit të Ministrisë së Financave, së Punës dhe së Transfereve.

Ata kanë shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ali Sadriu  ndërroi jetë sot në moshën 75 vjeçare. /Kosova.info/


Go to TOP