MFPT: Ekzekutohen pagat me rritje +55 euro për shërbyesit publikë

Ministria e Financave, e Punës dhe e Transfereve njofton se sot janë ekzekutuar pagat me rritje prej +55 euro për 84,230 shërbyes publikë nëpër organizatat buxhetore.

Kujtojmë se kjo është faza e dytë e rritjes vjetore prej 110€, e ndarë në dy pjesë:

✅+55€ nga janari 2025

✅+55€ nga korriku 2025

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve mbetet e përkushtuar në zbatimin e politikave që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve. /Kosova.info/


Go to TOP