Meta nderon flamurin amerikan në 246-vjetorin e pavarësisë, takim miqësor me ambasadoren Kim

Festa e 246 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri bashkë në Tiranë presidentin e Republikës, Ilir Metën dhe ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

Pas retorikave të ashpra të Presidentit për ambasadoren Kim, duket se situata është qetësuar. Kjo është hera e dytë brenda pak javësh, që Meta shfaqet miqësor me diplomaten amerikane.

Në një konferencë me temë trafikun e qenieve njerëzore në muajin maj, presidenti u pa për herë të parë duke shtrënguar duart me ambasadoren, duke i dhënë fund përplasjeve që kanë pasur për zgjedhjet e 25 prillit.

Meta tha atë ditë se nuk ka asnjë problem mes tyre.

Go to TOP