Messi: Çdo skuadër që drejton Guadiola është e veçantë

As-i botëror Lionel Messi në një intervistë për ‘Infobae’ e vlerëson Manchester Cityn si ekipin më të mirë në botë.

Por, sulmuesi i Inter Miami e pranon se për nga rezultatet Real Madridi është skuadra më e mirë në planet.

“Nëse flasim për sa i përket rezultateve, klubi më i mirë është Real Madridi. Nëse flasim për lojën, mua personalisht më pëlqen Manchester City i Pep Guardiolës”, ka thënë Messi.

Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së, thotë se çdo skuadër që e drejton Guardiola është e veçantë.

“Mendoj se çdo skuadër që drejton Guardiola është e veçantë për shkak të llojit të trajnerit që është, mënyrën se si punon dhe llojin e futbollit që fut në skuadër”, ka pohuar kampioni i botës me Argjentinën.

Go to TOP