Mehaj: Rikonfirmohet angazhimi i ShBA-së për sigurinë në rajon

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, duke komentuar vendosjen e shtabit operativ pararojë në Shqipëri nga Komanda e Operacioneve Speciale të ShBA-së në Evropë (US SOCEUR), ka thënë se është një ky është lajmi shkëlqyeshëm dhe një vendim i madh.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky vendim rikonfirmon fuqishëm angazhimin e ShBA-së në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë.

“Lajm i shkëlqyeshëm që Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së në Evropë (US SOCEUR) po krijon shtabin operativ pararojë në Shqipëri.

Ky është një vendim i madh që rikonfirmon fuqishëm angazhimin e SHBA-së në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë.

#StrongerTogether”, ka shkruar Mehaj.

Go to TOP