Media prestigjoze rendit Shqipërinë si një ndër 12 destinacionet turistike të kësaj vere: Një perlë mesdhetare

Shqipëria është renditur nga media prestigjoze amerikane CNNsi një ndër 12 destinacionet turistike të kësaj vere.

Përshkrimi i CNN fokusohet në jugun e Shqipërisë që ka një sërë plazhesh dhe destinacionesh që nuk duhen humbur nga turistët si qyteti historik i Krujës.

“Ka një vijë bregdetare të mrekullueshme me plazhe; është Butrinti, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që dikur ishte një koloni greke dhe qytet romak, i braktisur më vonë gjatë Mesjetës; plus ofron mundësi për shëtitje, ecje dhe eksplorim të jashtëzakonshëm”, shkruan CNN.

CNN ia ka dedikuar artikullin 12 destinacioneve turistike në botë që duhen vizituar këtë verë. Së bashku me Shqipërinë renditen edhe: Madridi, Spanjë; New York, SHBA; Piedmont, Itali; Los Anxhelos, Kaliforni; Peru; Santa Fe, Meksiko e re; Viena, Austri; Buenos Aires, Argjentinë; Malta dhe Tajlanda.

Go to TOP