Vazhdojnë punimet në rrugën Korishë – Kabash

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e rrugës së re Korishë – Kabash, një projekt me gjatësi prej 6.7 kilometrash dhe vlerë kontrate 4.14 milionë euro.

Sipas njoftimit, ky investim pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e këtyre dy vendbanimeve me rrjetin rajonal rrugor. Projekti synon lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve, rritjen e sigurisë në komunikacion, si dhe krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin ekonomik të zonës.

Nga Ministria theksojnë se investimet në infrastrukturën rrugore mbeten prioritet, duke synuar krijimin e lidhjeve më të mira ndërmjet vendbanimeve, përmirësimin e qasjes në shërbime dhe mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në të gjitha komunat e vendit. /Kosova.info/

Go to TOP