Malisheva prezanton shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Rexhep Murati, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për edicionin e ri.

Klubi ka njoftuar se njëzet e dy vjeçari nga Maqedonia e Veriut vjen pas paraqitjeve të mira me Bashkimin dhe është gjithashtu pjesë e Kombëtares U21 të Maqedonisë së Veriut.

“Rexhep Murati është zyrtarisht pjesë e klubit tonë. Mbrojtësi njëzet e dy vjeçar nga Maqedonia e Veriut vjen pas paraqitjeve të mira me Bashkimin dhe është gjithashtu pjesë e gjeneratës së Kombëtares U21 të Maqedonisë së Veriut. Me cilësitë e tij në repartin defensiv, Murati do të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin e Malishevës.

Malisheva e mbylli edicionin e kaluar të Superligës së Kosovës në vendin e dytë, duke siguruar pjesëmarrjen në kualifikimet e UEFA Conference League. 


Go to TOP