FC Prishtina blindon talentin Jon Shala, nënshkruan kontratë katërvjeçare

FC Prishtina ka zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës së parë profesionale me mesfushorin e talentuar Jon Shala, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardhekaltër për katër vitet e ardhshme.

Shala, i cili spikati me ekipin U19 të klubit, debutoi si titullar me ekipin e parë në ndeshjen e fundit të sezonit ndaj KF Drenicës duke bindur drejtuesit dhe stafin teknik për cilësitë e tij.

Me këtë marrëveshje, FC Prishtina konfirmon besimin ndaj futbollistit të ri, i cili tashmë bëhet pjesë e projektit afatgjatë të ekipit të parë.

Klubi thekson se ky është një tjetër hap i rëndësishëm në strategjinë për promovimin dhe zhvillimin e futbollistëve të dalë nga akademia duke u dhënë mundësi talenteve vendore të afirmohen në skuadrën e parë. /Kosova.info/


Go to TOP