Shtrenjtohen biletat e autobusëve në Prishtinë, nga nesër hyjnë në fuqi çmimet e reja
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të transportit publik, ku shihet se çmimet kanë shënuar rritje.
Bileta njëdrejtimëshe nga 50 centë sa ka qenë, do bëhet 80 centë, derisa bileta ditore nga 80 centë është bërë 1 euro e 20 centë.
Sipas Komunës, biletat e blera përmes kuletës digjitale ose SMS-së, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të kenë çmime më të ulëta krahasuar me biletat fizike.
Shembull, bileta ditore fizikisht do të kushtojë 1 euro e 20 centë, ndërsa nëse blehet në formë digjitale/sms, do të kushtojë 1 euro.
“Ndryshimet përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore, mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative digjitale”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/
