Borrell i kërkon Kosovës të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, tha se Prishtina duhet të depërshkallëzojë situatën në veri dhe të mos ndërmerr hapa të njëanshëm e destabilizues.

“Fola me Jens Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës. Ne pajtohemi që Prishtina të depërshkallëzojë dhe të mos ndërmerr hapa të njëanshëm e destabilizues”, shkroi ai.

Deklarata e tij vjen pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Go to TOP