Milan thyen rekordin e klubit, transferon Ramos nga PSG
Milan ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit portugez Gonçalo Ramos nga Paris Saint-Germain, duke realizuar blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit.
Ramos ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Rossonerët”, e vlefshme deri më 30 qershor 2031. Sipas raportimeve, transferimi kap vlerën fillestare prej shtatëdhjetë e katër milionë eurosh, ndërsa me bonuset mund të arrijë në nëntëdhjetë milionë euro.
Sulmuesi njëzet e pesë vjeçar aktualisht ndodhet me Kombëtaren e Portugalisë në Kupën e Botës, ndërsa te Milan do të punojë nën drejtimin e trajnerit të ri, bashkëkombësit Ruben Amorim.
Me këtë transferim, Ramos kalon rekordin e mëparshëm të klubit, që mbahej nga Rafael Leao, i transferuar nga Lille për rreth pesëdhjetë milionë euro në vitin 2019.
Ramos ka falënderuar PSG-në për periudhën trevjeçare në Paris.
“Sot mbyllet një nga kapitujt më të rëndësishëm të karrierës sime. Ishte privilegj dhe nder të vishja fanellën e PSG-së. Po largohem, por një pjesë e zemrës sime do të mbetet gjithmonë në këtë klub”, ka shkruar ai.
Ramos iu bashkua PSG-së nga Benfica.
Me klubin francez ai fitoi tre tituj të Ligue 1, dy Kupa të Francës dhe dy trofe të Champions League. PSG e falënderoi sulmuesin portugez për profesionalizmin dhe kontributin e dhënë, duke i uruar suksese në vazhdimin e karrierës.
