McCartney: Prania e Yoko Onos në sesionet e The Beatles ishte ndërhyrje

Paul McCartney e ka pranuar që prania e Yoko Onos në sesionet e incizimit të The Beatles ishte “ndërhyrje në vendin e punës”.

Ono ishte martuar më 1969 me anëtarin tjetër të The Beatles, John Lennon, tre vjet pasi ishin takuar.

Në episodin e tij të ri të podkestit McCartney: A Life In Lyrics, ai foli për ndjenjat e anëtarëve të grupit ndaj Onos kur Lennoni e sillte atë në studio.

“John dhe Yono qenë bërë bashkë dhe kjo po që do të kishte një efekt në dinamikat e grupit”, ia ka thënë McCartney poetit Paul Muldoon.

“Situatat si ajo që Yoko ishte bukvalisht në mes të sesionit të incizimit ishin gjëra me të cilat duhej të përballeshe. Ideja ishte që nëse Johni donte që kjo të ndodhte, atëherë duhej të ndodhte. Nuk kishte arsye pse jo”.

“Ishte ndërhyrje në vendin e punës. Ne e kishim një mënyrë se si punonim. Katërshja jonë punonte me George Martinin. Dhe kjo ishte e tëra. Dhe ne gjithmonë kishim vepruar kësisoj. Në mënyrë që të mos kishim konfrontime, ne veç e mbyllëm këtë punë dhe vazhduam”.

Go to TOP