MBPZhR paralajmëron konferencë për sektorin e qumështit

Ministria e Bujqësisë, e Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural ka njoftuar se nesër do të mbahet konferencë për media lidhur me zhvillimet në sektorin e qumështit dhe masat për sigurinë ushqimore e mbrojtjen e konsumatorit.

Konferenca do të mbahet nga ora 13:00 në objektin e Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë ministri Armend Muja dhe përfaqësues të AUV-it. /Kosova.info/


Go to TOP