Mbi një mijë nxënës trajnohen nga FSK për sigurinë në mal e natyrë

Forcat e Sigurisë së Kosovës janë duke trajnuar mbi një mijë nxënës për sigurinë në mal dhe në natyrë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se instruktorët po e realizojnë trajnimin në bashkëpunim me Federatën e Kosovës për Sporte Shkollore.

“Në një periudhë 10 javore, nxënësit do të mësojnë për sportet dimërore, shëndetin, natyrën dhe mbrojtjen e mjedisit”, ka shkruar ai. /Kosova.info/

Go to TOP