Mbi 96 mijë qytetarë të vaksinuar me dozën e tretë dhe përforcuese në Kosovë

1 mijë e 211 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë treguar se numri i personave të vaksinuar me tri doza të vaksinës dhe me dozën përforcuese ka shkuar në 96 mijë e 408.

1 milion e 808 mijë e 724 doza të vaksinës janë administruar gjithsej në vend.

813 mijë e 734 qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.211 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.808.724 doza të vaksinës. Deri më sot 813.734 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96.408 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Go to TOP