Mbërrin në Kosovë grupi i ri i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka vlerësuar rolin e Njësisë së Specializuar të Policisë (FPU) në mbështetjen e stabilitetit në Kosovë.

Sipas tij, kjo njësi luan një rol të rëndësishëm si reaguesi i dytë i sigurisë dhe monitoron nga afër zhvillimet në fushën e sigurisë.

Ai ka njoftuar se ka mirëpritur rotacionin e XXXVII të Njësisë së Specializuar të Policisë së EULEX-it, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të këtij misioni.

Ai ka falënderuar Poloninë për, siç ka thënë, mbështetjen e patundur në ruajtjen e stabilitetit të Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP