“Matja e forcave” të KFOR-it në tërheqjen e litarit me serbët e Leposaviqit, reagon ambasada e SHBA-së

Në Komunën e Leposaviqit ushtarët e KFOR-it kanë luajtur sot lojën e tërheqjes së litarit bashkë me serbët lokalë të cilët janë duke protestuar tash e sa ditë para objektit të Komunës.

Kjo duket se është bërë për të shtensionuar situatën e krijuar prej më shumë se një jave.

Lidhur me këtë, ka reaguar ambasada e SHBA-së në Serbi, duke thënë se kjo është “lufta e vetme” mes dy palëve.

“Lufta e vetme mes KFOR-it dhe serbëve në të cilën fitojnë të gjithë. Punë të mbarë djema!”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së në ‘Twitter’.

Go to TOP