Marku kërkon revanshin ndaj Kongos

Pak ditë pas disfatës së parë në karrierë në boksin profesionit Florian Marku ka paralajmëruar se kërkon një ndeshje revanshi.

Pas 13 fitoresh, 8 nga të cilat me “K.O.” dhe 1 barazimi, Marku u mposht me pikë nga britaniku Kris Kongo në duelin e zhvilluar më 31 mars në “O2 Arena” në Londër.

Pak minuta më parë në një komunikim me fansat në rrjetet sociale, boksieri shqiptar ka analizuar edhe një herë duelin ndaj britanikut.

Marku e konsideroi kundërshtarin Kris Kongo të papërshtatshëm, megjithatë ai theksoi se shpejti do zhvillojë ndeshjen e revanshit ndaj tij. 

Go to TOP