Maresca sheh vend për përmirësim, pavarësisht fitores ndaj Brentford

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka theksuar nevojën për përmirësim në menaxhimin e lojës pas fitores së ngushtë 2-1 ndaj Brentford të dielën, në një ndeshje ku “Blutë” e kanë pasur kontrollin, por e kanë rrezikuar atë në minutat e fundit.

Chelsea ka qenë në epërsi 2-0 deri në kohën shtesë, kur Brentford ka shënuar për të ngushtuar rezultatin dhe ka kërcënuar me barazim.

Maresca e ka pranuar se momentet e fundit të ndeshjes kanë nxjerrë në pah nevojën për më shumë disiplinë dhe përqendrim.

“Është një përvojë nga e cila lojtarët duhet të mësojnë dhe të përmirësohen. Goli që pranuam dhe mënyra si menaxhuam minutat e fundit janë gjëra që duhet t’i bëjmë më mirë”, ka thënë Maresca.

Megjithëse e ka kritikuar përjashtimin e Marc Cucurella, i cili është ndëshkuar me karton të kuq pas një incidenti në minutat e fundit, Maresca e e ka vlerësuar lart performancën e spanjollit gjatë ndeshjes. “Cucurella ishte fantastik, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Së bashku me pjesën tjetër të ekipit, bënë një ndeshje të shkëlqyer”, ka theksuar trajneri italian. 

Chelsea, që aktualisht mban vendin e dytë në tabelë me tridhjetë e katër pikë, është vetëm dy pikë larg Liverpool që është kryesues me tridhjetë e gjashtë pikë.


Go to TOP