Malisheva e arrin fitoren e parë në Superligën e Kosovës, e mposht Ulpianën

Malisheva e ka arritur fitoren e parë në Superligën e Kosovës, pasi ka arritur ta mposht Ulpianën.

Ishte një ndeshje e bukur me shumë gola dhe raste.

Golin e parë në ndeshje për Malishevën e shënoi Hasan Hyseni në minutën e 30-të, dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u shënuan dhe tre gola të tjerë, Tervioll Stullqaku e dyfishoi epërsinë Malishevës në minutën e 56’, ndërsa tre minuta e shënoi golin e dytë në ndeshje Hyseni, golin e vetëm për Ulpianën e shënoi Marcelei Santos në të 88’.

Më këtë rezultat 3-1, Malisheva e mposht Ulpianën dhe shkruan historinë duke e arritur fitoren e parë në Superligën e Kosovës.

Në ndeshjen e ardhshme Malisheva luan me Dritën, ndërsa Ulpiana me Ballkanin.

Go to TOP