LVV për kërkesën për 180 vjet burgim ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Ndërhyrje politike, po gjykohet akti i çlirimit

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur “ndërhyrje politike në regjistrin e kujtesës dhe të historisë” kërkesën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë për t’i dënuar katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 180 vjet burgim [nga 45 vjet për secilin].

LVV-ja tha në një reagim në Facebook se në Gjykatën Speciale “po tentohet të gjykohet vetë akti i çlirimit”.

“Nuk ka se si të ketë pasur plane individuale për krime kundër njerëzimit, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur kurrë, në asnjë rrethanë, plane të tilla. Krimet kundër njerëzimit nuk janë veprime të izoluara, por kërkojnë aparat zbatues ose strukturë shtetërore dhe mekanizma sistematikë dhune. Asnjë njësi e UÇK-së nuk ka pasur ndonjëherë si synim, dhe as nuk ka vepruar, sipas një metode të tillë monstruoze”, thuhet ndër tjerash në reagimin e LVV-së.

Go to TOP