Lutfi Haziri thotë se LDK “nuk e priste” vendimin e Xhaferit për koalicion me VV-në

Të papritshme e ka vlerësuar Lutfi Haziri, Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, vendimin e Xhafer Tahirit të LDK-së për të nënshkruar koalicion me Vetëvendosjen në Vushtrri.

Përçarje nga Albin Kurti, e vlerësoi mes tjerash, Lutfi Haziri.

“Nuk ka qenë e pritshme, është në kundërshtim me politikat e LDK-së. Është veprim i njëanshëm dhe vetë kryetari i partisë sot ka lëshuar deklaratë, ku secili prej neve i përmbahemi atij zotimi”, ka deklaruar Haziri për Gazetën Blic.

“Albin Kurti nuk është ndalë që nga 9 shkurti. Kjo metodë politike, edhe në rastin e Vushtrrisë sot, edhe në raste tjera, është metoda e përçarjes”.

Go to TOP