Lutfi Haziri kritikon ashpër Kurtin: Në vend të garantimit të popullit, kryeministri po garanton interesat e shokëve
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për moskoordinim të politikave dhe favorizim të interesave personale.
Haziri deklaroi se Kurti, në vend të garantimit të të drejtave të popullit, po përqendrohet në interesat e ngushta të shokëve të tij.
Sipas tij, ushtarët dhe policët që kanë shërbyer vendin nuk kanë marrë shpërblimet e merituara, ndërsa marrëveshjet e dëmshme me Serbinë janë vazhduar, nga kryeministri në ikje.
Haziri theksoi se LDK nuk do të zbatojë marrëveshje të dëmshme për Kosovën. /Kosova.info/