Lushtaku lajmërohet nga Haga: Vizitova çlirimtarët

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, njëherësh anëtari i PDK-së, Sami Lushtaku ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Në një postim në Facebook ai ka postuar një fotografi nga Haga.

“Vizitë çlirimtarëve në Hagë”, ka shkruar ai.

Një vizitë të tillë, Lushtaku e kishte realizuar edhe para gjashtë muajsh, i shoqëruar nga gjenerali dhe ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama dhe bashkëluftëtari i tyre, Hisni Thaçi.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të 2020-s.

Ata akuzohen se kanë kryer krime dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së fundit në Kosovë. 

Go to TOP