Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën me ndihmë në shuarjen e zjarreve dhe në operacionet e kërkim-shpëtimit

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën, brenda kapaciteteve të saj shtetërore, me ndihmë në shuarjen e zjarreve dhe në operacionet e kërkim-shpëtimit.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin francez dhe me të gjithë ata që po punojnë për të mbrojtur jetët e njerëzve dhe komunitetet e prekura nga zjarret”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu. /Kosova.info/


Go to TOP