​Ministri francez për Evropë mbërrin në Prishtinë, Zulfaj i uroi mirëseardhje

Ministri i Francës për Evropën, Benjamin Haddad ka arritur në Kosovë.

Atë e ka pritur i pari në takim, kryenegociatori i Kosovës me BE-në dhe Koordinatori Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj.

“Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës, Ministër Benjamin Haddad! Kënaqësi t’ju mirëpres në vizitën tuaj të parë zyrtare. Jemi të linjëzuar dhe aleatë. Ju uroj vizitë të këndshme dhe produktive”, ka shkruar Zulfaj në Facebook. /Kosova.info/


Go to TOP