Lushaku-Sadriu: Shtrenjtimi i kostos së jetës, dhuratë nga Albin Kurti
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për rritjen e kostos së jetesës duke e cilësuar këtë si një “dhuratë” nga kryeministri për qytetarët.
Ajo ka theksuar se çmimet e produkteve bazë kanë arritur nivele të papërballueshme, ndërsa rritja e tarifave të energjisë elektrike me 165% ka ndodhur pikërisht gjatë mandatit të tij dhe me lejen e tij.
“S’ke çka i kqyrë hartat; je humbësi më i madh, që fatkeqësisht asnjë veprim se merr në interes të qytetarëve, por të Martinave tu!”, ka shkruar ajo duke kritikuar fokusin e kryeministrit në analiza e jo në zgjidhje konkrete për qytetarët.
LDK vazhdimisht ka kritikuar qeverinë për menaxhimin e ekonomisë dhe mungesën e masave për të zbutur krizën e çmimeve, ndërsa opozita kërkon veprime konkrete për të ndihmuar qytetarët. /Kosova.info/
