Loriana Kuka lufton për të bronztën

Xhudisjta kosovare Loriana Kuka ka fituar tri ndeshje dhe ka humbur një, atë të çerekfinales.

Ajo në ndeshjen e parë mposhti me Ippon, polaken Aleksandra Kowaleska.

Në ndeshjen e dytë Kuka mposhti me 3 dënime për Ippon, sllovenen Anka Pogacnik.

Garuesja kosovare në çerekfinale humbi me Wazaari, nga hungarezja Szabina Gercsak.

Pas asaj humbje ajo u kualifikua të ndeshej në repasazh, ku mposhti me Ippon suedezen Ana Bernholm.

Kuka për të bronztën takohet me holandezen Hilde Jager.

Comments

Be the first to comment on this article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Go to TOP