Lobotka: Duhet të vazhdojmë me të njëjtin ritëm

Kombëtarja e Sllovakisë bëri një befasi të madhe me fitoren ndaj Belgjikës në Kampionatin Evropian (0-1).

Tifozët sllovakë janë shumë të kënaqur me paraqitjen e kombëtares së tyre dhe besojnë në një kualifikim tutje. Të njëjtin qëndrim e ka edhe një prej lojtarëve më me përvojë në skuadër, ylli i Napolit, Stanislav Lobotka.

“Ndoshta ishim pak me fat, por të gjithë digjemi nga dëshira për të fituar. Belgjika pati shumë raste dhe mund të barazonte lehtësisht, por ne luajtëm solidë edhe në mbrojtje. Jam i lumtur që fitova çmimin e lojtarit të ndeshjes, por jam më i lumtur për triumfin e ekipit. E nisëm shkëlqyeshëm Evropianin. Tani duhet të vazhdojmë në të njëjtin ritëm”, tha Lobotka.

Sfida e radhës për Sllovakinë do të jetë ndeshja me Ukrainën . Me një fitore të mundshme, sllovakët do të jenë në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Go to TOP