Përkujtohet dëshmori Fatmir Fazlija me turneun për veteranë të pingpongut

Të shtunën, më 22 Qershor, në Palestrën e sporteve “Ilaz Kodra” në Skënderaj, do të mbahet turneu përkujtimor “Dr. Fatmir Fazlija”. Turneu është i hapur për të gjitha kategoritë e veteranëve të pingpongut të Kosovës.

Garat do të mbahen sipas kategorive të moshave përkatëse:

  • 40-49 vjeç (lindur ndërmjet 1984 dhe 1975)
  • 50-59 vjeç (lindur ndërmjet 1974 dhe 1965)
  • 60-64 vjeç (lindur ndërmjet 1964 dhe 1960)
  • 65-69 vjeç (lindur ndërmjet 1959 dhe 1955)
  • 70 vjeç e më të vjetër (1954 e më përpara)

Paraqitja e lojtarëve të bëhet deri të premten në ora 16. 

Para fillimit të garës ka një agjendë të përgatitur nga Kpp Shpresa “Turiqefc”:

Ora 9.30, Vizitë Bustit të dëshmorit Fatmir Fazlija, në oborrin e QKMF Skenderaj

Vizitë Shtatores së LEGJENDARIT në Sheshin “Adem Jashari”,

Vizitë Shtatores së Dëshmorit më të ri, Leotrimit të vogël, që me dorën e majtë mbante plagët kurse në dorën e djathtë, ashtu i plagosur mbante librin.

Turneu do të hapet në ora 10. /Kosova.info/

Go to TOP