Zhegrova pëson lëndim, lë ndeshjen para kohe
Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes nda Montpellier.
Lojtari i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka pësuar një lëndim në ndeshjen e sotme.
Anësori ishte në formacionin startues në ndeshjen ndaj Montpellier, por jo gjithçka shkoi sipas planeve të tij.
Në minutën e 36’, Zhegrova pësoi një lëndim dhe nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen.
Lojtari lëshoi fushën para kohe, për t’i dhënë vendin e tij Ounas.
Nuk dihet se sa serioz është lëndimi i Zhegrovës dhe sa do të qëndrojë ai jashtë fushave.
