Lladrovci ka një kërkesë pas takimit të Kurtit me veteranët

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar që të gjendet zgjidhje në takimin e veteranëve të UÇK-së me kryeministrin Kurti.

Lladrovci ka thënë se statusi I veteranit në lista duhen konfirmuar nga komisioni I pavarur apo I përbashkët me Shoqatën e veteranëve.

“Uroj të gjendet zgjidhje lidhur me kërkesat e veteranëve të UÇK-së në takim me Kryeministrin. Emrat dhe statusi i veteranit në listat e veteranëve duhen konfirmuar nga komisioni i pavarur apo i përbashkët me Shoqatën e veteranëve të UÇK-së. Deri atëherë, trajtimi për të gjithë veteranët duhet të jetë në nivel, pa asnjë minimizim të kontributit, rreth emrit, apo statusit të veteranëve. Kushdo që ka harruar ia rikujtoj se pa luftën e UÇK-së, nuk do të arrihej çlirimi as liria e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Go to TOP