SPORT

L’Equipe shpjegon arsyet: Pse Cristiano është në listën për Topin e Artë, ndërsa Messi jo?

Njoftimi i grupit të fundit prej pesë të nominuarve për ‘Topin e Artë 2022’ konfirmoi se Leo Messi për herë të parë që nga viti 2006, është jashtë luftës për çmimin që e ka fituar shtatë herë.

Ai nuk është zgjedhur nga France Football, në mesin e 30 futbollistëve më të mirë të sezonit të kaluar dhe nuk do të garojë për të ngritur trofeun e tij të tetë në mbrëmjen gala që do të mbahet më 17 tetor.

Një vendim që ka bërë bujë dhe që ka ‘detyruar’ gazetën L’Equipe të shpjegojë pse argjentinasi ka mbetur jashtë një liste kaq të gjatë, ndërsa ‘armiku’ i tij kryesor i një dekade e gjysmë, Cristiano Ronaldo, ka arritur ta ketë emrin e tij në të.

Pse mungon Messi

Për ta shpjeguar këtë ata kanë publikua një artikull të titulluar: “Pse Messi mungonn ndërsa Ronaldo është i pranishëm në listën e nominuarve për Topin e Artë 2022”.

L’Équipe për mungesën e sulmuesit të PSG-së, shkruan se Messi ka mbetur jashtë renditjes shkaku i numrave.

“Modifikimi i kriterit të Topit të Artë” është arsyeja e parë, pasi ecuria e Leos nuk ka qenë ashtu siç pritej në këtë vit sportiv.

Ata arsyetojnë se viti i tij i parë në Paris nuk ishte i mirë, duke diskutuar tensionin me Maurizio Pochettinon dhe formën e tij të dobët për të etiketuar si : “Viti i parë në Paris u shënuar si zhgënjim”.

Gjashtë gola në Ligue 1, një kritikë e ashpër për paraqitjen e tij, pasi në Barcelonë, numrat ishin tjerë dhe një moment kyç: eliminimi në raundin e 1/16 të Ligës së Kampionëve nga Real Madridi. Aty përfunduan shpresat parisiane dhe gjithashtu ato të Leos për në ‘Top të Artë’.

Cristiano është në listë, falë numrave të tij

Në të njëjtin artikull, L’Equipe shpjegon edhe për praninë e Cristiano Ronaldos në listën prej 30 të nominuarve për ‘Topin e Artë’.

Ai tani ka 18 paraqitje radhazi mes kandidatëve, 11 më shumë se sfiduesi i tij (tani) i parë, Kevin de Bruyne, që ka shtatë. Por pse është Ronaldo në mesin e të zgjedhurve?

Për L’Équipe, arsyet janë disa. Ai u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në nivelin e ekipit kombëtar, shënoi gjashtë gola në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për ta kualifikuar Manchester United në raundin e 1/16- dhe e përfundoi sezonin me 32 gola në 49 ndeshje në të gjitha garat.

Arritje më se të mjaftueshme për të vazhduar pranin e tij në elitën e futbollit.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort