I doli pa leje “diss-i” ndaj Unikkatilit, reagon Fero: Kush e ka publiku, marre i koft

Ka disa ditë, prej kur në rrjete sociale ka qarkulluar një këngë e papublikuar e reperit, Fero.

Bëhet fjalë për “diss-in” ndaj Unikkatilit dhe TBA-së.

Si duket ky “diss”, ishte krijuar në kohën kur Fero kishte përplasje të forta publike me Unikkatilin dhe grupin e njohur.

E si duket, ky projekt është publikuar pa dëshirën e Feros.

Teksa ndodhet në Dubai, ku edhe po pushon me Arbenitën, Fero ka reaguar ndaj kësaj.

“Kushdo që e ka publikuar atë diss, marrë i qoftë, nuk është dashtë. Se unë vetë se kom publiku, e pata qit BMË u kon e lehtë. Thojsha që najsen, pastaj i lëshoj Hiroshimat e tjera. Mbi të gjitha, ju kërkoj faqeve mos me postu se ai është kapitull që ka kaluar. Mbreti i hiphopit”, është shprehur ai në postimin e bërë.

Go to TOP