Kurti: Rinia vazhdon të jetë në fokus të politikave tona qeveritare

Sot, është përmbyllur projekti i zbatuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë, nga i cili kanë përfituar përvojë të punës praktike në institucione 100 të reja e të rinj nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media ku është shtuar se në fjalën e tij, kryeministri Kurti ka thënë se rinia vazhdon të jetë në fokusin e politikave të qeverisë, kjo sepse në zhvillimi i ardhshëm varet shumë prej asaj se si ndihmohet dhe trajnohet rinia.

Po ashtu kryeministri ka thënë se qeveria është e përkushtuar për të shtuar mundësitë për aftësim e punësim me politika të ndryshme siç është ajo “një i punësuar në çdo familje”.

“Qeveria jonë është e përkushtuar për të shtuar mundësitë për aftësim e punësim, me politika të ndryshme, siç është ajo e lansuar gjatë verës “një i punësuar në çdo familje”. Ashtu që asnjë familje në vendin tonë të mos ngelet pa e pasur së paku një të punësuar. E përderisa po jetësojmë skemën e punësimit të garantuar për të rinjtë, në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, po vazhdojmë mbështetjen e projekteve të organizatave rinore”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Komunikata e plotë:

Kryeministri Kurti: Rinia vazhdon të jetë në fokus të politikave tona qeveritare

Prishtinë, 5 tetor 2022

Me ceremoninë e certifikimit të pjesëmarrësve, është përmbyllur projekti i zbatuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë, nga i cili kanë përfituar përvojë të punës praktike në institucione 100 të reja e të rinj nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Rinia vazhdon të jetë në fokus të politikave tona qeveritare e në angazhimet tona publike, sepse zhvillimi ynë i ardhshëm varet shumë prej asaj se si e ndihmojmë dhe e  trajtojmë rininë tonë, duke mos harruar që mosha mesatare në Republikën e Kosovës është vetëm 31 vjeç, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij.

Kryeministri ritheksoi se Qeveria  është e përkushtuar për të shtuar mundësitë për aftësim e punësim, me politika të ndryshme, siç është ajo e lansuar gjatë verës “një i punësuar në çdo familje”. Ashtu që asnjë familje në vendin tonë të mos ngelet pa e pasur së paku një të punësuar.

E përderisa po jetësojmë skemën e punësimit të garantuar për të rinjtë, në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, po vazhdojmë mbështetjen e projekteve të organizatave rinore, tha ai.

Kryeministri theksoi se për shtimin e vendeve të punës dhe zbutjen e pabarazisë mes të rinjve, nga ky vit shkollor kemi filluar me ofrimin e arsimit dual në katër profile, ashtu që ta lidhim tregun e punës, pra nevojat e tregut të punës me planprogramet, me kurrikulat e sistemit arsimor, përkatësisht të aftësimit dhe arsimimit profesional. Kështu synohet lidhja e urëzimi i hendekut të shkathtësive dhe zëvendësimi i emigrimit me punësim.

Për këtë Qeveria ka ndarë 3.5 milionë euro për ofrimin e praktikës profesionale për nxënësit e shkollave të arsimit dhe aftësimit profesional, 106 bursa për nxitjen e vajzave për të ndjekur profile teknike dhe djemve për të ndjekur profile deficitare, si dhe rreth 1000 kuponë për maturantë të shkollave profesionale për të ndjekur kurse të teknologjisë së informacionit. Për të mbyllur hendekun ekzistues gjinor në profesione, në vitin akademik 2021/2022, janë ndarë 1365 bursa universitare për studentet në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës, apo siç njihet ndryshe STEM.

Në këtë ceremoni u theksua se Qeveria dhe institucionet janë të fokusuara për të zhvilluar plane e programe më të mira, për të ofruar mundësi maksimale në arritjen e potencialeve sa më të larta për të rinjtë e të rejat, për të tashmen por edhe për të ardhmen e tyre, e të vendit tonë.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

I nderuari ambasador i Norvegjisë, z.Jens Erik Grøndahl,

Të dashur praktikantë e praktikante nga të gjitha komunitetet në Kosovë,

Kolegë nga institucionet e Republikës,

Zonja dhe zotërinj,

Ishim bashkë gjatë verës në konferencën tonë, ku ju pata përgëzuar për gatishmërinë dhe guximin që keni treguar duke shfrytëzuar këtë mundësi për përgatitjen tuaj profesionale, si dhe për rolin në institucionet tona.

Është kënaqësi të jem sërish bashkë me juve, dhe po ashtu bashkë me ambasadorin norvegjez, për të festuar së bashku të arriturat e projektit të zbatuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit, mbështetur me 90 mijë euro nga Ambasada e Norvegjisë, nga i cili kanë përfituar 100 të reja e të rinj.

Shpresoj që ju sot mund të shfrytëzoni rastin për reflektim, për këta 6 muaj. Të mendoni për gjërat të cilat i keni mësuar, njerëzit me të cilët jeni takuar, përvojat dhe aftësitë e reja që keni përvetësuar. Shpresoj që derisa mendoni për këto, do të ndjeheni krenar me vetën tuaj, por edhe krenar me Kosovën për të cilën keni kontribuar.

E di se disa prej jush tashmë keni gjetur mundësi për punësim dhe kjo na gëzon të gjithë ne. Uroj që të gjithë të keni suksese të mëtejme në karrierat tuaja, ngado që shkoni e çkado që bëni.

Qeveria jonë është e përkushtuar për të shtuar mundësitë për aftësim e punësim, me politika të ndryshme, siç është ajo e lansuar gjatë verës “një i punësuar në çdo familje”. Ashtu që asnjë familje në vendin tonë të mos ngelet pa e pasur së paku një të punësuar. E përderisa po jetësojmë skemën e punësimit të garantuar për të rinjtë, në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, po vazhdojmë mbështetjen e projekteve të organizatave rinore. Rinia vazhdon të jetë në fokus të politikave tona qeveritare e në angazhimet tona publike, sepse zhvillimi ynë i ardhshëm varet shumë prej asaj se si e ndihmojmë dhe e  trajtojmë rininë tonë, duke mos harruar që mosha mesatare në Republikën e Kosovës është vetëm 31 vjeç.

Për shtimin e vendeve të punës dhe zbutjen e pabarazisë mes të rinjve, nga ky vit shkollor kemi filluar me ofrimin e arsimit dual në katër profile, ashtu që ta lidhim tregun e punës, pra nevojat e tregut të punës me planprogramet, me kurrikulat e sistemit arsimor, përkatësisht të aftësimit dhe arsimimit profesional. Kështu synojmë pra ta lidhim e ta urëzojmë hendekun e shkathtësive dhe ta zëvendësojmë emigrimin me punësim.

Urime edhe një herë e ju dëshiroj gjithë të mirat në angazhimet dhe në punët e juaja. Faleminderit.

Go to TOP