LDK: Raporti nënvizon sfidat e vazhdueshme në Kosovë

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se raporti i Progresit për vitin 2024 nënvizon sfidat e vazhdueshme në Kosovë, por mbi të gjitha, thekson nevojën urgjente për ndryshim.

Në një postim ne Facebook, nga LDK kanë thënë se raporti gjithashtu e thekson qartë situatën ekonomike në Kosovë, ritmi i rritjes është ngadalësuar krahasuar me vitet e mëparshme.

“LDK është e përkushtuar dhe do të punojë fort për të rikthyer pavarësinë e mediave dhe për të mbrojtur institucionet demokratike nga ndërhyrjet politike”, thuhet në postimin e LDK-së. /Kosova.info/

Go to TOP