LDK-ja shpalos programin qeverisës për ekonomi

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur Departamentin e Ekonomisë dhe Financave brenda këtij subjekti ku konstituuan këtë departament me ekspertë e profesionistë të fushës, të dërguar nga të gjitha degët tona, si përmbledhje e një ekipi që do të ndërtojë e promovojë programin politik ‘Rruga e Re’.

“Kapitulli ynë ekonomik është vërtet ambicioz. Por është lehtësisht i bëshëm sepse synon një Kosovë që edhe meriton edhe mundet më mire”, ka thënë ai.

Programi qeverisës i tij synon rritjen e buxhetit prej 4.5 miliardë euro me një rritje ekonomike prej 5 për qind. LDK zotohet 5 miliardë euro investime kapitale: Central me gaz, Qendër e re spitalore, investimet në Brezovicë e Dukagjin, përfundim i të gjitha rrugëve rajonale, stadium Kombëtar në Prishtinë. Po ashtu një Koeficient 150, Avio kompani kombëtare, 500 milionë euro investim në Teknologji.

“Këto janë disa nga synimet më madhore të ‘Rrugës së Re’. Gjatë ditëve e javëve në vijim, do ta shpalosim secilin – secilin projekt – në veçanti! Rrugën e bëjmë bashkë!”, shkruan ai. /Kosova.info/

Go to TOP