LDK Bayern: Kosova po përballet me ngërç politik për shkak të mungesës së përgjegjësisë institucionale

Është mbajtur mbledhja e radhës e Kryesisë së degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Bayern, ku u diskutua gjerësisht mbi aktivitetet organizative të degës dhe zhvillimet aktuale politike në vend.

Gjatë mbledhjes u shpreh shqetësimi për situatën politike në Kosovë, ku pas më shumë se tetë muajsh, vendi ende nuk ka institucione funksionale. Anëtarët e kryesisë vlerësuan se ky ngërç është pasojë e veprimeve të papërgjegjshme të atyre që, siç u theksua, nuk e kanë në prioritet të mirën e vendit dhe proceset shtetformuese.

LDK-ja në Bayern rikonfirmoi përkushtimin e saj të palëkundur ndaj stabilitetit politik, zhvillimit demokratik dhe mbrojtjes së interesit të qytetarëve të Kosovës, kudo që ata ndodhen. /Kosova.info/


Go to TOP