Latifi për Lajçakun: Është mësuar me poste që nga koha e Partisë Komuniste të Çekosllovakisë

“Miroslav Lajçak është mësuar me poste që nga koha e Partisë Komuniste të Çekosllovakisë”.

Ky është vlerësimi i profesorit universitar të Filozofisë, Blerim Latifi për të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas Latifit, Lajçak do ta synojë një marrëveshje tjetër teknike mes Kosovës dhe Serbisë për t’i bindur shefat e BE-së që t’ia japin edhe një mandat si ndërmjetësues i dialogut.

Lajçakut i skadon mandate më 31 gusht të këtij viti.

“Vizita e tij në ekspozitën e emrave të mijëra fëmijëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës nga shteti serb bëhet në funksion të qëllimeve të tij karrieriste, e jo për ndonjë arsye që lidhet me drejtësinë për viktimat”, ka shkruar Latifi në Facebook, të martën.

“Është skemë e pastër manipulimi: të dukem si dikush që ndjen dhimbje për vuajtjen e shqiptarëve dhe ata me zemërgjerësinë e tyre do më dhurojnë mua një marrëveshje tjetër teknike me Beogradin. Kuadër i formuar në shkollën sovjetike të manipulimit”, ka përfunduar ai. 

Go to TOP