Ky është personi që u gjet i vdekur në Podujevë

Një punëtor i sigurimit është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës, pra në fabrikën e turshive ‘Dardania SHPK’ në rrugën ‘Qëndresa’ në Podujevë.

Sinjali mëson se viktima është Idriz Babatinca, 68-vjeçar.

Ekipi mjekësor i Emergjencës pas marrjes së informatës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e të moshuarit.

Po ashtu atje kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

auto_g1672771426.jpg
Go to TOP