Kuvendi miraton zgjatjet buxhetore për muajin mars

Është miratuar propozim vendimi i Qeverisë së Kosovës për autorizimin e zgjatjes për zbatimin e Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal edhe për muajin mars të vitit 2026.

Deputetët miratuan vendimin me 99 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për shkak të mosmiratimit të Buxhetit 2026, shteti ka funksionuar përmes ligjit për zgjatje buxhetore edhe për dy muaj, ndërsa tani deri në miratimin e dy leximeve dhe dekretimit të Ligjit, Qeveria ka kërkuar zgjatjen me qëllim që të mos ketë pengesa në procesin e pagesave.


Go to TOP