Kurtin, Bislimin e Konjufcën i kapë shorti i kontrollit të pasurisë, në listë edhe Pacolli, Arben Gashi e Memli Krasniqi

Agjencia Kundërkorrupsionit ka publikuar listën e plotë të zyrtarëve të cilët janë përzgjedhur sipas shortit e të cilëve do t’iu kontrollohet pasuria.

Pasuria do t’i kontrollohet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe dy zëvendësve të tij, Besnik Bislimit e Emilija Rexhepit.

Gjithashtu në këtë listë të kontrollit të pasurisë është edhe ministri i Bujqësisë Faton Peci, zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahut, dhe kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Kontroll i pasurisë do t’iu bëhet edhe disa prej kryetarëve të Komunave, përfshirë kryetarit të Suharekës, Bali Muharremajt, atij të Prizrenit, Shaqir Totajt, kreut të Komunës së Zveçanit, Srdjan Milosavljevic, kreut të Fushë Kosovës, Burim Berishës, Fadil Nurës që udhëheq me Skënderajn, kryetares së Komunës së Graçanicës, Ljiljana Subaric, kreut të Zubin Potokut, Srdan Vulovic, kreut të Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamzës, kreu të Komunës së Ranillugut, Vladica Aritonovic

Pasuria do t’iu kontrollohet edhe 22 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, përfshirë kreun e PDK-së, Memli Krasniqin, kreun e AKR-së, milionerin Behgjet Pacolli, shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashin, vajzës së Gani Gecit, Marigona Gecit, dhe deputetit të VV-së, protagonistit të idesë për “Miss Gjyshja”, Valon Ramadanit.

Lista me emrat e deputetëve:

Besim Muzaqi

Avni Dehari

Vasfije Blair

Marigona Geci

Ariana Musliu-Shoshi

Zoran Mojsilovic

Samra Ilijazi

Hajdar Beqa

Gani Krasniq

Igor Simic

Fadil Gashi

Arben Gashi

Fitore Pacolli-Dalipi

Memli Krasniqi

Jetmire Vrenezi

Erxhan Galushi

Valon Ramadani

Behgjet Pacolli

Fitim Haziri

Hydajet Hyseni Kaloshi

Floretë Zejnullahu

Mirlinda Tishukaj-Sadiku.

Go to TOP