Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Petrovci

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë të tij vizitoi për ngushëllime familjen e aktorit dhe regjisorit Enver Petrovci.

Me këtë rast, ai i shprehu familjes dhe miqve të të ndjerit Petrovci edhe një herë ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre.

“Kontributi i Enver Petrovcit për artin e kulturën, arsimin dhe emancipimin është edhe i madh saqë i pamatshëm, edhe cilësor saqë i pashlyeshëm. I kishte të tria: mendjen, zemrën dhe shpirtin. Na i dha neve për jetë e mot”, ka shkruar Kurti në librin e kujtimeve.

Go to TOP