Mësohu të jetosh

Shkruan: Besim XANI

Për mua, meditimi është frikë nga e vërteta, asgjë tjetër. Të jesh identik me vetveten kudo dhe në çdo kohë është terapia më e mirë e shëndetit mendor. Disponimi i mirë është gjysma e shëndetit, “zemra e gëzuar është vetë jeta” thotë Seneka në veprën monumentale (Letra Lucilit) ai madje thotë: “nuk është i varfër ai që ka pak, por ai që do shumë.” Shumë njerëz, thotë Seneka, ankohen se jeta është e shkurtër jo s’është e vërtetë jeta është mjaftueshëm e gjatë por ne e shpërdorojmë kohën, dhe Seneka vjen në përfundim se jeta është luftë, është një lloj oqeani ku ne, në anije, duhet të dimë të lundrojmë, përndryshe anija do të fundoset. Këtu qëndron madhështia e filozofisë, sepse në jetë vetëm dituria filozofike apo më saktë filozofia na mëson se si ta drejtojmë anijen në dallgët e oqeanit asnjë shkencë tjetër! Misioni i saj është të na tregojë se si të jetojmë në përputhje me natyrën, njerëzit i kap pikëllimi nga pleqëria Seneka thotë: “frutat që rrinë gjatë në degë janë më të pjekura, më me shije” kështu janë edhe ditët e pleqërisë, dhe për mua thotë Seneka “pleqëria nuk është asgjë tjetër veçse lirimi nga skllavëria seksuale”, kështu që arti i jetës është i domosdoshëm për një jetë me shije. Sartri, filozof francez, thotë: “njeriu di çdo gjë, si ekzistencialist ai prek zemrën e jetës” por shton se “Njeriu nuk e di më kryesoren, ai nuk di si ta jetojë jetën.” Kjo është arsyeja që e shkrova këtë shkrim të shkurtër. për shembull me meditim njeriu nuk këndellet s’është e vërtetë! Njeriu e kthen optimizmin e jetës vetëm kur bëhet i vërtetë me veten, s’ka qetësi shpirtërore pa i kthyer përgjigje zemrës, në momentin kur ti ia gjen vërtet përgjigjen, ti veç u kurove nga deprimimi. Frojdi gjeniu, më së miri e ka hetuar këtë me pacientët e vet, ai thotë: “është shumë interesante përderisa pacienti të jep një të vërtetë ta fsheh kryesoren, dhe këtu depresioni mbulohet, nuk shërohet” dhe Frojdi vjen në përfundim: “Njeriun e bën të lirë vetëm e vërteta, asgjë tjetër.” Kështu që unë kurrë s’i kam marrë seriozisht jogën e meditimin, ato kanë lindur nga frika e njeriut, meditimi gjendje pa mendime unë s’besoj që mund t’i ndalë mendimet njeriu kur është zgjuar, pastaj mendimi pozitiv? Jo, s’ka mendim pozitiv pa ia ndalur britmën zemrës e kotë është! Por, pavarësisht tronditjeve në jetë, njeriu duhet të jetë i vërtetë dhe të pranojë ashtu siç vjen jeta, pa gënjeshtra, sa e bukur është jeta në thelbin e saj, flet më së miri mendimi i gjenive të filozofisë dhe letërsisë botërore Kamy thotë: “Mbreti Edipi edhe pasi zbuloi incestin me nënën e tij që i kishte ndodhur pa vetëdijen e tij, e verboi veten me duart e veta” por në fund i dërrmuar nga vuajtja thotë një fjali monumentale ekzistenciale: “mire është” ky mendim, thotë Kamy: “Është madhështor ngase ndonëse nuk e mundi absurdin e jetës, e përqafoi atë.” Pra jetën ashtu siç është, ky është heroi më madhështor që jetës i tha “po”. Artisti i madh nuk guxon të jetë pro vdekjes së asnjë njeriu, ndërsa Dostojevski thotë gati të njëjtin mendim “nuk ka rëndësi çfarë tmerri përjeton njeriu, gjithmonë ai tmerr është më i bukur se mos-ekzistenca.” Këta janë gjeni të njerëzimit që janë akohor dhe të papërsëritshëm! Sepse siç thotë Peter Handke për nobelistin e letërsisë botërore që për mua është Zeusi i letërsisë botërore Franz Kafka që më duket Kadareja e quan (filozof) ai shton se “ai është i vetmi shkrimtar i botës që guxoi të shikojë në sy këtë botë të ndyrë dhe të shkruaj për të! Pra, pavarësisht ashpërsisë së jetës, ne duhet të jemi të vërtetë, human, ngase kudo ku ka njerëz ka vend për të bërë mirë, thonë grekët antikë, dhe “për të bërë një jetë me kuptim, duhet dashur jetën me pasion, dhe vetëm ngjitja drejt majave e mbush zemrën njerëzore” thotë Albert Kamy në (Mitin e Sizifit) ku e fillon me një fjali tronditëse: “në botë ka vetëm një problem qendror filozofik, e ajo është vetëvrasja. Urgjente del kuptimi i jetës, që shumë pak njerëz e kanë gjetur jetojnë si të humbur dhe nëse shton ai “nëse e gjen këtë përgjigje, ti ia ke gjetur përgjigjen zemrës së filozofisë.”


Go to TOP