Kosova.info

Mosekzekutimi i pagave, Tahiri: Skandaloze, qeveria shkeli dinjitetin e mësimdhënësve

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reagua rreth mosekzekutimit të pagave për muajin shtator, duke thënë se me ndalimin e pagave, qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve.

Kështu ka deklaruar Tahiri nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shtuar se, ndalimi i pagave është cenim i drejtpërdrejtë i mirëqenies dhe ekonomive të familjeve të mijëra mësimdhënësve.

“E padurueshme! Skandaloze! Me ndalimin e pagave të shtatorit, Qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve. Poashtu, ndalimi i pagave është cenim i drejtëpërdrejtë i mirëqenies dhe ekonomive të familjeve të mijëra mësimdhënësve”, ka thënë Tahiri.

Përveç kësaj, deputeti i AAK-së, ka deklaruar edhe se ndalja e pagave në prag të dimrit është e pafalshme.

“Të premten e kemi ftuar për interpelancë ministrin Murati, por vazhdimi i kësaj gjendje edhe për një orë, është vazhdim i turpit nga kjo Qeveri!  Në prag të dimrit t’i ndalen pagat mësimdhënësve vetëm se kanë kërkuar një të drejtë minimale, është e pafalshme”, ka përfunduar Tahiri.

Më të fundit

escort mersin - izmir escort