Kurti: Qeveritë e kaluara ua mohuan skemën pensionale të larguarve me dhunë nga puna në vitet e 90-ta
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se qeveritë e kaluara u kanë bërë padrejtësi personave që i kanë larguar me dhunë nga puna ish-regjimi i Serbisë.
Në konferencën e sotme të qeverisë, ai ka thënë se ekzekutivi që ai e drejton është duke mbushur premtimet.
“Patëm premtuar që do ta rishikojmë kornizën ligjore për të adresuar çështjen disa vjeçare për mosnjohjen e të drejtë në pension për konributpaguesit që janë larguar nga puna dhunshëm në vitet e 90-ta, edhe këtë premtim po e realizojmë”.
“Këta qytetarë përjetuan pabarazi, gjatë largimit dhunshëm nga puna në kohën e ish-regjimit serb dhe nga pushtetet e kaluara të qeverive që nuk e kanë ndryshuar ligjin duke u mohuar skemën pensionale kësaj kategorie të qytetarëve. Jemi qeveria e vetme që kemi marrë veprime konkrete ligjore e po llogarisim pabarazinë”, ka thënë Kurti.
