Kurti qëndron sot për vizitë në Tetovë e Çair
Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të qëndrojë sot për vizitë në Maqedoni të Veriut, me ç’rast do të takohet me përfaqësuesit e Komunës së Tetovës dhe Çairit.
Përmes një njoftimi, Komuna e Çairit ka bërë e ditur se në ora 14:30, Kurti do të bëjë përurimin e rrugës me emrin Adem Demaçi.
Teksa sipas agjendës së publikuar nga Komuna e Tetovës, në shenjë mirëseardhjeje për kryeministrin Kurti, do të organizohet një koncert madhështor duke filluar nga ora 20:30, në sheshin “Iliria”.
Prev Post
Harry Kane lojtari më i ri i Bayernit
