Harry Kane lojtari më i ri i Bayernit

Harry Kane zyrtarisht do ta vazhdojë karrierën në Gjermani te Bayern Munich.

Kane do të nënshkruajë marrëveshje katër vjeçare si lojtar i Bayern.

Kjo pasi gjiganti gjerman arriti marrëveshje me Tottenhamin për shifrën e 120 milionë eurove.

Kane do të bartë numrin nëntë në fanellën e bavarezëve, raporton The Athletic.

Drita jeshile mbërriti pas bisedimeve pozitive natën vonë.

Testet mjekësore të rezervuara këtë mëngjes në Gjermani.

Legjenda e Tottenham tani do të largohet nga Londra Veriore pas shumë viteve aty në kërkim të një aventure e cila pritet t’i sjellë më në fund trofe sulmuesit anglez.

Go to TOP